TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 16:04

Elseid Hysaj “arratiset” me familjen, mbrojtësi kuqezi lë pas problemet me Lacion dhe shijon pushimet luksoze

Shkruar nga Pamfleti

Elseid Hysaj “arratiset” me familjen, mbrojtësi kuqezi lë

Muajt e fundit nuk kanë qenë edhe shumë të lehtë për futbollistin shqiptar, Elseid Hysaj. Mbrojtësi, i cili ka kontratë me Lacion deri në verën e vitit 2026 u nxor në shitje nga skuadra, pasi kjo e fundit nuk e donte më pjesë të tij. 

Klubi kryeqytetas e la jashtë gjashtë muajt e fundit në Serinë A dhe Ligën e Europës. Megjithatë, në derbin e fundit kundër Romës mbrojtësi shkodran qëndroi në stol dhe ishte i gatshëm për trajnerin Baroni. “Corriere dello Sport” bën me dije se për Hysajn interesohet Leçe dhe formula e marrjes në huazim për gjashtë muaj përfshin pagesën e gjysmës së pagës nga puljezët. 

Mbrojtësi përfiton afro 2.8 milionë euro në sezon dhe Leçe do duhet të paguajë gjysmën e pagës për muajt që do e ketë në dispozicion, të paktën huazim deri në verën e vitit 2025. Anësori kuqezi ka zhvilluar paraqitje pozitive sa herë është thirrur në apel, ashtu si në sfidën e fundit kundër Fiorentinës. Hysaj është përfshirë në listën e lojtarëve në Serinë A, por së fundmi sipas mediave italiane, Hysaj pritet të jetë pjesë e ekipit edhe në Ligën e Europës. 

Elseid Hysaj “arratiset” me familjen, mbrojtësi kuqezi lë

Në ndeshjen e fundit, Elseid Hysaj u inkuadrua në minutën e 66 të takimit në vend të Pelegrinit dhe më pas u bë deciziv. Legjionari u vlerësua me notën 7.6 për diku tek 30 minuta lojë vetëm sepse asistoi në realizimin e vetëm të ndeshjes për lacialët. Por duket se tashmë karriera e tij po ndeshet në pikë kthese, për mirë, edhe për futbollistin ka pak kohë për pushime. Në rrjetet sociale, ai shfaqet teksa ka shijuar pak ditë pushime me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. 

Ka qenë pikërisht, ish-missi, Fiorenza Lekstakaj që ka ndarë fotot nga restorti me borë, ku familja është duke pushuar. Tashmë që fati i tij në futboll duket se po qesh, edhe për mbrojtësin e Kombëtares ka pak kohë për të pushuar, por edhe për të shijuar kohën me familjen. 

Teksa muajt e fundit emri i tij ka qenë nga më të përfolurit në qarqet sportive, vetë Hysaj ka zgjedhur mos të reagojë, por të presë se çfarë do të ndodhë me fatin e tij. E tashmë, që gjërat duket se po shkojnë drejt zgjidhjes, ai ia lejon vetes disa ditë pushime, ku si gjithnjë shoqërohet nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tyre. 
 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptar lacio

Lini një Përgjigje