Rei Manaj njihet për temperamentin e tij të zjarrtë, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë karrierës.
Por këtë herë, shpërthimi i tij nuk kishte si objektiv kundërshtarët, por vetë trajnerin e skuadrës së Sivaspor ku ai bën pjesë, Omer Erdogan.
E përballojnë jetën pa ndihmën e të tjerëve! Njihuni me 4 shenjat më të forta të horoskopit
Në minutat e fundit të sfidës ndaj Ejupspor, skuadra e Manajt mbeti me 9 lojtarë, pasi pa të ndëshkoheshin me të kuq nga një futbollist në secilën pjesë loje. Trajneri Ergodan vendosi të largonte pikërisht sulmuesin shqiptar nga fusha dhe ky i fundit nuk e priti mirë vendimin.
Ai filloi t’i bënte me gjeste trajnerit duke i kërkuar llogari, ndërsa Erdogan vuri gishtin te buza duke e sinjalizuar që të pushonte e dilte nga loja.
Kjo bëri që Manaj të shpërthente në të shara në anglisht, duke mos kursyer një “Fu*k off” ndaj trajnerit të tij i cili po mundohej të përforconte mbrojtjen pasi shifrat ishin 0-0.
İleride top indiren ve top tutan Manaj'ı oyundan çıkartıp 1 puanı korumak istiyorsun, 1 puanı da koruyamıyorsun. Akabinde elinle sus işareti yapıyorsun, sana bu Manaj'ı yedirmeyiz Ömer efendi. pic.twitter.com/KyIv8BkmpP
— ????????̈???????????????? (@gokaalp1967) January 31, 2025
Lini një Përgjigje