TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Janar 2025, 19:32

Pas 12 vitesh, Neymar rikthehet te Santosi

Shkruar nga Pamfleti

Pas 12 vitesh, Neymar rikthehet te Santosi

Santosi e ka zyrtarizuar rikthimin e Neymarit në klub, pas 12 vitesh.

Klubi nga Brazili ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, duke njoftuar rikthimin e superyllit brazilian.

Neymar e shkëputi kontratën e tij me Al-Hilal për t’iu bashkuar Santosit, derisa me këtë të fundit ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore.

32-vjeçari luajti vetëm shtatë ndeshjet për Hilalin, pasi u transferua nga PSG-ja për 90 milionë euro.

Pjesën më të suksesshme të karrierës në Evropë, Neymari e kaloi te Barcelona, me të cilën fitoi La Ligan e Ligën e Kampionëve.

Lini një Përgjigje