
Përfundojnë ndeshjet e raundit të fundit të Ligës së Europës. Lacio, Bilbao, Mançester Junajtid, Lion, Totenhem, Frankfurt, Gllasgou Renxhërs dhe Olimpiakosi i Pireut kanë siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.
Italianët janë mposhtur me rezultatin 1-0 nga Braga. Heroi i portugezëve ishte Rikardo Horta me golin e realizuar në minutën e 6 të takimit.
Mançester Junajtid ka triumfuar në transfertë me rezultatin 0-2 kundër Steaua Bukuresht. Diogo Dalot në minutën e 60 dhe Mainu 8 minuta më vonë ishin autorët e golave për “Djajtë e Kuq”.
Loninezët e Totenhemit kanë triumfuar pastër 3-0 përballë suedezëve të Elfsborg. Skarlet kaloi anglezët në avantazh, ndërsa Ajaji në minutën e 82 dyfishoi shifrat për ekipin e drejtuar nga Postecoglu. Mur vulosi suksesin e të tijve me golin e realizuar në minutën e 90+4.
Atletik Bilbao triumfoi në shtëpi 3-1 ndaj Viktoria Plzen. Niko Uilliams në minutën e 25 dhe Alvarez në minutën e 64 ishin autorët e golave për baskët. Havel në minutën e 71 ngushtoi shifrat për çekët, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë. Havier Marton me golin e realizuar në minutën e 90+5 i dha suksesin e merituar ekipit të drejtuar nga Ernesto Valverde.
Lioni nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ludogorets. Toliso në minutën e 54 kaloi francezët në avantazh, ndërsa Almeida në minutën e 78 barazoi shifrat për bullgarët.
Renxhërsi i Nedim Bajramit ka mposhtur pastër 2-0 Union Sen Xhillois. Nikolas Raskinnë minutën e 21 dhe Çerni në minutën e 55 ishin autorët e golave për skocezët.
Ajaksi, Bodo Glimt, Anderlehti, Steaua e Bukureshtit, Real Sociedad, Gallatasaraji, Roma, Ferencvarosh, Porto, Union Sen Xhilois, Az Alkmar, PAOK-u, Midtjyland dhe Tuente kanë siguaruar fazën “play off” në Ligën e Europës.
Holandezët kanë triumfuar pastër 2-0 përballë turqve. Bertrand Traore në minutën e 53 dhe Fitc Xhim në minutën e 58 ishin autorët e golave për vendasit.
Verdhekuqtë ia kanë dalë të triumfojnë në shtëpi përballë Frankfurtit. Anxhelino në minutën e 44 dhe Shomudorov në minutën e 69 ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Klaudio Ranieri.
Porto është treguar cinike përballë Makabi Tel Aviv. Goli i vetëm i takimit të luajtur në Izrael erdhi në minutën e 58 nga Gonzalez.
Lini një Përgjigje