TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2025, 20:17

U largua nga Milani drejt Gallatasarajit, në Itali tregojnë prapaskenat e “arratisjes” së Alvaro Moratës

Shkruar nga Pamfleti

U largua nga Milani drejt Gallatasarajit, në Itali tregojnë

Alvaro Morata duhej të ishte një nga figurat kryesore të Milanit të këtij sezoni, por vendimi i tij për t’i dhënë lamtumirën kuqezinjve i ka gjetur të papërgatitur të gjithë pas vetëm 6 muajsh të këtij rikthimi në Itali. Shumëkush kërkon arsyet e kësaj situate të papritur, por duket se dëshira e Moratas për të ndryshuar ambient, mund të ketë lindur nga një sherr mes tij dhe trajnerit Serxho Konseisao.

Gazeta italiane “Tuttosport”, ka bërë të ditur se largimi i Moratës drejt Gallatasarajit me bisedime të rrufeshme të nisura sot, mund të jenë pasojë e sherrit që ka shpërthyer mbrëmë mes kuqezinjve në Zagreb gjatë dhe pas ndeshjes kundër Dinamos vendase në Ligën e Kampioneve.

Bëhet e ditur se trajneri Konseisao dhe sulmuesi spanjoll kanë pasur një përballje të ndezur në dhomat e zhveshjeve gjatë pushimit, në të cilin tekniku vendosi të zëvendësonte Moratan duke mos e kthyer në fushë në pjesën e dytë. Gjithçka nuk është mbyllur aty, pasi palët raportohet se kanë shkëmbyer përsëri “shkëndija” edhe pas ndeshjes.

Nga këtu mendohet se ka lindur dëshira e Moratës për të ndërruar ambient, me negociatat që kanë filluar shpejt për të zhvendosur lojtarin në Turqi për vijimin e karrierës.

alvaro morata serxho konseisao

Lini një Përgjigje