
Serbia dhe Shqipëria janë në të njëjtin grup në kualifikueset e Botërorit. Megjithatë serbët nuk do të kenë me vete tifozët në ndeshjen e Tiranës.
Serbia u dënua për sjelljen e tifozëve kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve, ku UEFA vendosi një gjobë prej 170 mijë euro, mbylli pjesërisht tribunat për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi dhe njëkohësisht i ndaloi udhëtimin tifozëve serbë për dy ndeshjet në transfertë.
Në fillim Serbia do të luajë kundër Austrisë në Vjenë dhe në Beograd, sa i përket “play off-it” në Ligën e Kombeve.
Më pas ndeshja e parë e Serbisë në kualifikueset e Botërorit do të jetë kundër kuqezinjve në transfertë.
Serbia ka apeluar dënimin e UEFA-s duke kërkuar që të ketë tifozët në Tiranë dhe dënimi të kishte një ulje të ndëshkimit, megjithatë UEFA ka reaguar negativisht duke konfirmuar se tifozët serbë nuk do të udhëtojnë në Shqipëri.
Shqipëri-Serbi do të luhet më 7 qershor në orën 20:45 në "Arenën Kombëtare", sfidë e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.
Lini një Përgjigje