
Mund të ishte një tragjedi e vërtetë, por për fat të mirë nuk pati humbje jete.
Stërvitja e kombëtares gjermane të çiklizmit në rrugët e Majorkës u trondit nga një aksident i rëndë, që solli dëmtimin e shtatë sportistëve.
Benxhamin Bas, Tobias Buk-Gramko, Bruno Kesler, Moritz Augenstein, Luis Gentzik e Maks-David Brise, përfaqësues të Gjernanisë në çiklizmin në pistë u plagosën rëndë, pasi u përplasën nga një makinë.
Ata morën ndihmën e parë nga stafi mjekësor që shoqëronte skuadrën, ndërsa më pas u dërguan me autoambulanca në spital.
Në një njoftim për mediat, Federata Gjermane e Çiklizmit siguroi se sportistët e saj kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Ndërkohë, sipas hetimeve të autoriteteve, shkaktari i aksidentit ishte një 89-vjeçar rezident.
Ai ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur çiklistët, por që për fat të mirë tragjedia është evituar.
Lini një Përgjigje