
Amir Rrahmani është gati t’i japë lamtumirën Napolit në merkaton e verës. Ky lajm është raportuar nga gazetari i “Il Roma” Xhovani Skoto.
Sipas tij, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka marrë oferta nga disa klube dhe në verë është koha e duhur që të shitet nga napolitanët.
Zëvendësuesi i mundshëm i 31-vjeçarit është mbrojtësi i Italisë, Pietro Komuzo. Ai është pothuajse lojtar i “Axurrëve”, pasi kanë arritur marrëveshjen me Fiorentinën për një huazim dy vjeçar me vlerë 5 milionë euro me detyrim blerje të përcaktuar në 25 milionë euro.
Lini një Përgjigje