
Vinicius Zhnior është një nga figurat kryesore të Realit të Madridit, ka edhe dy vite të tjera në kontratën e tij me klubin madrilen, por e vërteta është se e ardhmja e tij ka filluar të jetë temë diskutimi në shtypin spanjoll.
Kjo për shkak se braziliani ka qenë i lidhur me këmbënguljen e Arabisë Saudite dhe gjithashtu, sepse ai ende nuk e ka thënë përfundimisht nëse do të rinovojë ose do të vazhdojë në klub për më shumë vite.
Megjithatë, fakti që Vinicius Zhunior ftoi të gjithë skuadrën e Realit të Madridit për darkë në shtëpinë e tij, po shihet si një shenjë e përkushtimit ndaj klubit dhe ekipit.
Sipas “AS”, praktikisht i gjithë grupi ishte i pranishëm në mbledhjen në shtëpinë e Vinicius Zhunior, në La Moraleja, një lagje banimi në periferi të Madridit.
Nuk morën pjesë vetëm Arda Gyler, Endrik dhe Valejo, në vend të Serxhio Ramos, një prej legjendave të klubit që shfrytëzoi rastin dhe ftesën për t'u ribashkuar me ish-shokët e skuadrës.
Të gjithëve do t'u ketë lënë përshtypje gjesti i Vinicius, i cili tashmë i kishte ofruar secilit prej tyre nga një çantë Luis Viton, pasi u vlerësua si lojtari më i mirë në botë në galën e FIFA-s “The Best”.
Lini një Përgjigje