TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 20:50

Zjarr në “Etihad Stadium”, evakuohen tifozët; merret vendimi për ndeshjen Siti-Bryzh (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në “Etihad Stadium”, evakuohen tifozët; merret

Pak para ndeshjes vendimtare të Mançester Sitit në Champions League kundër klub Bryzh, një zjarr shpërtheu jashtë stadiumit, duke shkaktuar kaos mes tifozëve. "Etihad Stadium" u kërcënua nga disa flakë që shpërthyen pranë skenës që klubi kishte ngritur për të prezantuar nënshkrimet e reja të merkatos së janarit.

Kjo ngjarje e rëndë që përfshiu stadiumin e Mançester Sitit nuk do të ndikojë në fatin e ndeshjes, e cila do të luhet normalisht. 

Informacionet që vijnë nga Anglia bëjnë me dije se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja për të vënë situatën nën kontroll./"CNN.gr", përshtati në shqip, "Pamfleti"

mançester siti klub bryzh champions league

Lini një Përgjigje