TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 20:05

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter-Monako, Inzagi i beson sërish fanelën e titullarit Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter-Monako, Inzagi i beson

Kristjan Asllani është kthyer në një lojtar të paprekshëm për Interin në këtë periudhë kur mungon Çalhanollu për shkak dëmtimi. Trajneri Simone Inzagi i ka besuar edhe njëherë vendin si titullar mesfushorit të Kombëtares shqiptare në sfidën e fundit në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve ndaj Monakos.

Zikaltrit kanë siguruar biletën për në turin tjetër, por duhet një fitore që të ruajnë pozicionin e tyre të paktën në katërshen e parë të turneut që do të garantonte disa milionë euro më shumë shpërblim nga UEFA dhe një raund më shumë pushim për ekipin italian.

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Inter-Monako, Inzagi i beson

kristjan asllani mesfushori shqiptar inte champions league

Lini një Përgjigje