TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 19:23

“Nuk largohem nga Çezena deri në fund të sezonit”, një tjetër emër i madh i Serisë A vihet pas Kristian Shpendit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk largohem nga Çezena deri në fund të sezonit”,

Kristian Shpendi deklaroi një ditë më parë se nuk ka ndërmend që të lëvizë nga Çezena deri në fundin e këtij sezoni, ku klubi po lufton për të siguruar një vend në play-off për ngjitjen në Serinë A.

Ai përsëriti se nuk kishte asnjë lloj informacioni rreth zërave të merkatos që e shihnin si një lojtar që u intereson klubeve të mëdha në Serinë A e jo vetëm, me Benfikën e cila i ishte shtuar listës së pretendentëve. Shpendi theksoi se të gjitha i mësonte nga mediat dhe këto të fundit raportojnë sot se ai është kthyer në objektivin e merkatos të një tjetër emri të madh në Itali.

Roma po kërkon një qendërsulmues për të zëvendësuar Dovbik, i cili nuk e përballon i vetëm barrën e një sezoni si i vetmi në këtë pozicion te verdhekuqtë dhe ka piketuar pikërisht Shpendin si një lojtar që mund të kryejë këtë rol. Klaudio Ranieri raportohet se ka dhënë pëlqimin e tij dhe Roma do të bëjë një tentativë që të shkëputë lojtarin nga Çezena para mbylljes së merkatos së janarit. Nëse nuk bëhet gjë realitet në këtë dritare, verdhekuqtë do të lënë të hapur mundësinë e vijimit ë bisedimeve për të në merkaton e verës.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar roma

Lini një Përgjigje