
Policia franceze ka arrestuar 17 tifozë të Fejnordit, ndërsa 64 të tjerë janë kthyer në kufi, pasi tifozëve të klubit holandez iu ndalua më parë të udhëtonin drejt Francës për ndeshjen e Champions League kundër Lilës së Edon Zhegrovës. Ndalimi u bë nga Ministria e Brendshme Franceze.
“64 persona që pretendojnë se janë tifozë të Fejnordit janë ndaluar të hyjnë në Francë dhe 17 persona janë arrestuar”, thanë autoritetet lokale në një deklaratë të mërkurën.
“Disa mjete piroteknike dhe armë janë sekuestruar nga oficerët e policisë gjatë bastisjeve të natës të kryera që prej pasdites të së martës. Kontrollet do të kryhen gjatë gjithë ditës”, shtuan ata.
Ministria e Brendshme Franceze raportoi incidente të përsëritura të dhunshme nga mbështetësit e Fejnordit në Francë, duke përfshirë përleshjet në Nensi në vitin 2006 dhe Marsejë më 2022, të cilat çuan në arrestime, lëndime dhe dëmtime të konsiderueshme të prpnës publike.
Më herët, duke komentuar vendimin për të ndaluar tifozët e Fejnordit të udhëtojnë drejt Lilës, klubi holandez tha në një deklaratë:
“Ky vendim erdhi pavarësisht përpjekjeve të rëndësishme të klubit, duke përfshirë dërgimin e çështjes në UEFA dhe paraqitjen e një plani të detajuar që Fejnordi besonte se do të lejonte 2,000 vizitorë të udhëtonin drejt Lilës në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme. “Fejnordi është jashtëzakonisht i zhgënjyer që procedura përmbledhëse nuk u zgjidh në favor të klubit, por nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse të pranojnë rezultatin”./"Protothema", përshtati në shqip "Pamfleti"
Selon la préfecture du Nord, 64 supporters de Feyenoord ont été empêchés d'entrer sur le territoire français et 17 personnes ont été interpellées et placées en garde à vue. Le dispositif de sécurité restera en place toute la journée de mercredi.
— L'ÉQUIPE (@lequipe) January 29, 2025
➡️ https://t.co/gRwDR7kUht pic.twitter.com/oAqrEkcO7u
Lini një Përgjigje