TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 17:49

Florent Hasani ndërpret bashkëpunimin me Rapidin e Bukureshtit dhe gjen ekipin e ri, pritet vetëm zyrtarizimi

Shkruar nga Pamfleti

Florent Hasani ndërpret bashkëpunimin me Rapidin e Bukureshtit dhe

Florent Hasani nuk ka vonuar shumë për të gjetur një sistemim të ri për të vazhduar karrierën e tij. Sulmuesi u largua dy ditë më parë nga Rapidi i Bukureshtit në Rumani, duke dalë lojtar i lirë e tani, ka gjetur shpejt një skuadër të re.

Ndonëse përflitej për interesim rreth tij nga klubet e Superiores, ish-sulmuesi i Tiranës nuk ka ndërmend për momentin të kthehet në kampionatin tonë. Bëhet e ditur se Hasani ka gjetur akordin me klubin e Superligës turke, Alaniaspor dhe do t’i bashkohet atij si lojtar i lirë gjatë merkatos së janarit.

Mediat turke raportojnë se pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet marrëveshja e cila e lidh Hasanin për një vit e gjysmë me klubin turk, pjesë e të cilit janë edhe dy lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti.

florent hasani sulmuesi shqiptar alaniaspor

Lini një Përgjigje