
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka lënë publikun të habitur, teksa ka kënduar një këngë të Frenk Sinatrës së bashku me vajzën e tij.
Media britanike “The Sun” i ka bërë jehonë trajnerit kuqezi, teksa ngjalli habi të hënën kur u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të futbollistit më të mitë për vitin 2024 në Shqipëri.
Në skenë me vajzën e tij Tati, Silvinjo mori mikrofonin dhe këndoi këngën e Frenk Sinatrës, “My Way”.
Tati iu bashkua këngës tre minutëshe dhe publiku i habitur shpërtheu fillimisht në duartrokitje.
Që kur Silvinjo mori drejtimin e kombëtares shqiptare, ish-futbollistët shqiptarë kanë gëzuar shpresa të mëdha për sukses ndërkombëtar.
Dhe me Andorrën, Letoninë dhe Serbinë së bashku me Anglinë si kundërshtarë të tyre në grup, ata mund të arrijnë në finalet e Kupës së Botës 2026 nëse nuk bëjnë gabime gjatë fazës kualifikuese.
Mbrojtësi i lindur në Brazil kaloi dy sezone me Arsenalin, duke zhvilluar 80 ndeshje, përpara se të largohej në vitin 2001.
50-vjeçari e përfundoi karrierën e tij si lojtar me Mançester Sitin në vitin 2010, dhe që atëherë ka qenë trajner i Liont dhe skuadrës braziliane të Korinthiasit.
Ai drejton kombëtaren e Shqipërisë që nga viti 2023 dhe do të udhëheqë kuqezinjtë kundër Anglisë në “Wembley” më 21 mars.
Arritjet e tij që atëherë kanë bërë që kryeministri i Shqipërisë t'i japë atij pasaportën shqiptare./"The Sun", përshtati në shqip Pamfleti
Lini një Përgjigje