TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 07:59

Tekniku i Sivasspor: Manaj, lojtar i rëndësishëm, normal që do ketë interesim nga shumë skuadra

Shkruar nga Pamfleti

Tekniku i Sivasspor: Manaj, lojtar i rëndësishëm, normal që

Edhe pse rinovoi kontratën me Sivasspor, interesimi për Rey Manaj nga disa skuadra nuk ka munguar.

Për këtë temë ka folur së fundmi tekniku i ekipit turk, Omer Erdogan.

"Padyshim do të ketë oferta për futbollistët tanë. Është natyrale për lojtarë të rëndësishëm si Manaj, ai e tregoi dhe një herë cilësinë që ka në ndeshjen e fundit. Siç e kam thënë, këto zëra do të vazhdojnë gjatë periudhës së transferimeve.

Padyshim që do ta lidhin me skuadra të tjera në media emrin e tij. Por nuk ka pasur deri tani asnjë ofertë që kënaq klubin tonë deri tani.

Gjithsesi, nga tani e në fund të merkatos do të jetë e vështirë, pasi nuk dua të humbas lojtarë të rëndësishëm, sidomos ata që i kam planifikuar për pjesën e dytë të sezonit. Ideja jonë aktuale është që Rei Manaj të vazhdojë me ne”, tha tekniku.

 

 

Lini një Përgjigje