
Rrëzimi i helikopterit që i mori jetën ish-presidentit të Leister Sitit, Vishai Srivadhanapraba, dhe katër pasagjerëve të tjerë, ishte një aksident. Ky është përfundimi i një jurie e hetuesish të caktuar për të studiuar shkaqet e aksidentit tragjik që la gjurmë më 27 tetor të vitit 2018. Sipas “AFP”, hetimi i tyre zgjati dy javë e gjysmë.
Helikopteri “Leonardo AW169” që kishte në bord manjatin tajlandez dhe katër të tjerë papritmas filloi të rrotullohej në qiell menjëherë pas ngritjes dhe u ul drejt tokës, përpara se të shpërthente në flakë pranë stadiumit “King Power”, në të cilin Leister Siti sapo kishte luajtur ndeshjen e Premier Ligës.
Filip Shepërd, përfaqësuesi ligjor i familjes Srivadhanapraba, tha se “Swaffer”, i cili fluturoi me helikopter - ishte një "pilot shumë kompetent dhe me përvojë, i cili bëri gjithçka me fuqinë e tij" për të kontrolluar helikopterin kur rotori i tij i bishtit dështoi menjëherë pas ngritjes.
Një ankesë e paraqitur kundër kompanisë “Leonardo”
“AFP” zbulon gjithashtu se familja Srivadhanapraba po padit kompaninë italiane “Leonardo”, prodhuesi i helikopterit, dhe kërkon kompensim për humbjen e të ardhurave dhe dëmeve të tjera me vlerë rreth 2.5 miliardë dollarë.
“Leonardo” tha këtë muaj se do të mbrohej kundër padisë dhe shpreh “ngushëllimet më të thella” për viktimat e aksidentit, duke deklaruar se vdekja e tyre ishte “një tragjedi e pamohueshme”.
Lini një Përgjigje