TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2025, 18:04

Zyrtare/ Mërgim Berisha nënshkruan me ekipin e ri, 26-vjeçari ndan rrugët me Hofenhajmin pas një viti e gjysmë

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtare/ Mërgim Berisha nënshkruan me ekipin e ri, 26-vjeçari

Mërgim Berisha ndau rrugët me Hofenhajmin pas një viti e gjysmë qendrim dhe është rikthyer te Augsburgu si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit për tetë milionë euro.

FC Augsburg ka nënshkruar me Mergim Berishën si huazim nga Hofenhajmi për pjesën e mbetur të sezonit 2024-2025. Klubet kanë rënë dakord të mbajnë të pazbuluar detajet e huazimit”- shkruan Augsburgu.

Për afrimin e sulmuesit kosovar në garë ishte edhe skuadra angleze e Lidsit, por në fund Berisha vendosi të rikthehet te skuadra e Bundesligës.

Interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane e Monzës si dhe dy klubet e tjera gjermane si Verder Bremen dhe Unioni i Berlinit.

26-vjeçari kreu vizitat mjekësore dhe pak më parë u prezantua nga Augsburgu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Augsburg (@fcaugsburg1907)

mërgim berisha futbollisti shqiptar augsburg

Lini një Përgjigje