TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2025, 16:12

Nga ceremonia e “Topit të Artë” në Ligën e Europës, Juxhin Xhaja arbitri kryesor i një prej sfidave më të luftuara

Shkruar nga Pamfleti

Nga ceremonia e “Topit të Artë” në Ligën e

Nice – Bodo/Glimt  është një nga sfidat më të luftuara në Ligën e Europës që do të luhet ditën e enjte në orën 21:00. Duel shumë i rëndësishëm për kualifikimin e ekipeve në fazën tjetër.

Një sfidë e cila do të flasë shqip. UEFA ka vendosur t’u besojë sërish arbitrave të Superiores. Kryesorë në këtë takim do të jetë Juxhin Xhaja. Ky i fundit u shpall arbitri më i mirë për vitin 2024 në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga FSHF.

34-vjeçari do të ndihmohet nga Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo. Arbitër i 4-të do të jetë Albert Doda, teksa në VAR do të jetë një italian, Luka Paireto si dhe në AVAR Eleandro Di Paolo.

Nga ceremonia e “Topit të Artë” në Ligën e

juxhin xhaja arbitri shqiptar liga e europës

Lini një Përgjigje