TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2025, 15:47

FSHF-ja nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë në “Arenën Kombëtare”, çmimet variojnë nga 1000 deri në 35 mijë lekë

Shkruar nga Pamfleti

FSHF-ja nxjerr në shitje biletat për ndeshjen e parë në

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë në linkun:

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Biletat e ndeshjes: Shqipëri – Andorra

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

 

fshf andorra kualifikueset e kupës së botës 2026 shqipëria

Lini një Përgjigje