
Ermal Meta është futbollisti i radhës që ka përfunduar në “radarët” e skuadrave italiane. Sipas mediave italiane, Sampdoria është ekipi i interesuar për shërbimet e 19-vjeçarit shqiptar.
Aktualisht Sampdoria militon në Serinë B në Itali dhe dëshiron të shmangë rënien në Serinë C. Drejtuesit pëlqejnë karakteristikat e mesfushorit, i cili është mjaft fleksibël dhe mund të luajë në disa role në mesfushë. Ata duan t’i ofrojnë 20-vjeçarin trajnerit Leonardo Sempliki në këtë merkato të janarit. Gjithçka pritet të marrë formë në ditët në vijim…
Rikujtojmë se Sampdoria ishte një klub i njohur në Itali, teksa u rrëzua nga Seria A në sezonin 2022-2023.
Këtë sezon me fanelën e Tiranës ka luajtur në 17 ndeshje , ku ka shënuar edhe 1 gol. Meta është bërë pjesë e ekipit të parë të Tiranës që në verën e vitit 2023.
Lini një Përgjigje