TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2025, 20:32

Nejmar i jep fund aventurës me Al-Hilal, arabët gati ta zëvendësojnë me një yll botëror dhe me rrogë më të lartë se CR7

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar i jep fund aventurës me Al-Hilal, arabët gati ta

Nejmar i ka dhënë fund aventurës tek Al-Hilal, braziliani do rikthehet te Santos. Ben Xhekobs raporton se klubi saudit po mendon ta zëvendësojë brazilianin me një tjetër yll botëror, bëhet fjalë për Mohamed Salah.

Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata me Liverpulin në fund të sezonit dhe sipas të gjitha gjasave e ardhmja e tij do jetë në Arabinë Saudite.

Al-Hilal shpreson që të zyrtarizojë transferimin e Salah përpara Kupës së Botës për Klube, e cila fillon në mes të qershorit, ndërsa merkato e verës fillon më 1 qershor.

Për ta bindur sa më shpejt egjiptianin, klubi saudit do t’i ofrojë atij kontratë 5-vjeçarë dhe do ta bëjë futbollistin më të paguar në ligë, përfshirë këtu dhe pagën që merr Kristiano Ronaldo tek Al Nassr.

nejmar sulmuesi brazilian al hilal

Lini një Përgjigje