TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Janar 2025, 16:42

Roman Abramoviç nën hetim, ish-presidenti i Çelsit dyshime për evazion fiskal deri në 1 miliard paund

Shkruar nga Pamfleti

Roman Abramoviç nën hetim, ish-presidenti i Çelsit dyshime

Miliarderi rus, Roma Abramoviç mund t’u detyrohet autoriteteve tatimore britanike deri në 1 miliard paund. Sipas asaj që bëjnë të ditura mediat, kompanitë e tij nuk kanë paguar tatimin mbi fitimet e bëra përmes një skeme të përpunuar nëpërmjet kompanive në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Dokumentet e zbuluara dhe dosjet gjyqësore hedhin dritë të re mbi mënyrën e menaxhimit të të ardhurave, më saktësisht bëhet fjalë për një sasi parash prej 6 miliardë dollarësh, të  grumbulluara nga një prej njerëzve më të pasur në botë.

Ish-pronari i Çelsit ia besoi gati gjysmën e pasurisë së tij më shumë se 200 fondeve mbrojtëse, duke përfshirë disa prej menaxherëve më të mirë në botë, duke përdorur një strukturë qarkore të kaluar nëpër Qipro dhe Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI), tregojnë dosjet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, struktura ishte mjaft e fortë të paktën deri në vitin 2022.

Sot, një hetim ndërkombëtar nga “Guardian” dhe “BBC” tregon se ndërsa investimet janë bërë në këto kompani, ato duket se janë kontrolluar për gati dy dekada nga një numër njerëzish për Abramoviçin, me bazë në Angli nga viti 2004.

roman abramoviç miliarderi rus ish-presidenti i çelsit

Lini një Përgjigje