
Përveç Fisnik Asllanit në Bundesliga 2, një tjetër shqiptar po shkëlqen në nivelet psohtë Bundesligas në Gjermani. Romarjo Hajrulla është aktualisht në vend të parë me klubin e tij dhe pretendon ngjitjen.
Sulmuesi, i cili aktivizohet për Energji Kotbus në ligën e tretë gjermane po zhvillon një sezon ku ka marrë mjaftueshëm minuta dhe është futur në fushë në shumë takime në Ligën e Tretë në Gjermani. 26 vjeçari ka gjetur një gol në miqësore, por ende në kampionat, megjithëse me formën e përjetuar nuk do të jetë e vonë koha kur goli i parë do të vijë.
Ekipi i Hajrulla ndodhet në vend të parë me 41 pikë. Lojtari kuqezi pretendon ngjitjen në ligën e Asllanit, Bundesliga 2. Romarjo ka kaluar të gjithë karrierën në vendin europian, duke ndërruar ekipe të qyteteve të ndryshme nëpër ligat më inferiore. Por koha ka ardhur që sulmuesi shqiptar të mbërrijë majat e futbollit gjerman.

Lini një Përgjigje