
Liverpuli, Barcelona, Arsenali, Interi, Atletiko e Madridit, Leverkuseni, Aston Vila dhe Lilë janë ekipet që janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt në Champions League.
Edhe pse janë mundur nga PSV Eindoven me rezultatin 3-2, të kuqtë kanë prerë biletën për në raundin tjetër. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot kaloi e para në avantazh me golin e Kodi Gakpo në minutën e 28 nga pika e bardhë e penalltisë. Bakajoko barazoi shifrat në minutën e 35 për holandezët.
Në minutën e 40, Eliot i dha sërish avantazhin Liverpulit, por Saibari barazoi shifrat. Kur mendohej se pjesa e parë do të mbyllej në paqe Pepi kaloi PSV në avantazh në minutën e 45+6.
Barcelona ka barazuar 2-2 me Atalantën e Gjimshitit. Jamal kaloi katalanasit në avantazh sapo nisi pjesa e dytë, ndërkohë Ederson barazoi shifrat për bergamaskët në minutën e 67.
Në minutën e 72 ishte Ronald Araujo ai kaloi Barçën në avantazh. Kur mendohej se katalanasit do të fusnin 3 pikët në kasafortë, bergamaskët barazuan shifrat me Pasaliç në minutën e 79.
Arsenali ka mposhtur Xhironën në transfertë me rezultatin 1-2. Zhorzhinjo në minutën e 38 nga pika e penalltisë dhe Nuaneri në minutën e 42 ishin autorët e golave për “Topçinjtë”.
Në minutën e 28, Danjuma shënoi golin e vetëm të ekipit të tij.
Interi ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 përballë Monakos. Zikaltërit kaluan në avantazh me Lautaro Martinez në minutën e 4 nga pika e penalltisë, ndërsa në minutën e 16, argjentinasi dyfishoi shifrat.
Në minutën e 67, “Demi” trefishoi shifrat për kampionët e Italisë.
Atletiko e Madridit ka triumfuar me “poker” përballë Salcburgut. Simeone në minutën e 5 dhe dy golat e Grizman në minutat 13 dhe 45+1 vulosën rezultatin 0-3.
Në pjesën e dytë dhe më saktë në minutën e 63, Lorente realizoi golin e katërt për “Los Kolçoneros”.
Leverkusen ka bërë për “2 aspirina” Spartën e Pragës së Qazim Laçit dhe Indrit Tucit. Uirc në minutën e 32 dhe Teja në minutën e 64 ishin autorët e golave për kampionët e Gjermanisë.
Aston Vila ka mposhtur 3-2 Sëlltikun. Morgan Roxhers me dy golat e tij i dha avantazhin anglezëve në minutat 3 dhe 5. Skocezët barazuan shifrat në minutat 36 dhe 38 me Idah.
Uotkins në minutën e 60 i dha fitoren ekipit të drejtuar nag Unai Emeri.
Lila e ka kthyer në tenis ndeshjen e saj, teks aka triumfuar në shtëpi me rezultatin 6-1 përballë Fejnordit.
Serhaui, Traumer me autogol, Gomes, David, Haraldson dhe Kabeja ishin autorët e golave për francezët. Santiago Gimenez realizoi golin e vetëm për Fejnordin që pati vlerën e statistikës.
Atalanta e Gjimshitit, Borusia e Dortmundit, Milani, Juventusi, PSG, Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut kanë siguruar fazën play off.
Bergamaskët barazuan 2-2 me Barcelonën. Jamal kaloi katalanasit në avantazh sapo nisi pjesa e dytë, ndërkohë Ederson barazoi shifrat për bergamaskët në minutën e 67.
Në minutën e 72 ishte Ronald Araujo ai kaloi Barçën në avantazh. Kur mendohej se katalanasit do të fusnin 3 pikët në kasafortë, bergamaskët barazuan shifrat me Pasaliç në minutën e 79.
Milani është mposhtur në transfertë nga Dinamko e Zagrebit. Baturina ndëshkoi kuqezinjtë në minutën e 17. Në minutën e 39, “Djalli” mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Musah.
Në minutën e 53, Pulisiç barazoi shifrat, ndërsa 7 minuta më vonë kroatët kaluan sërish në avantazh me Marko Pjaca.
PSG ka mposhtur 1-4 në transfertë Shtutgartin, Juventusi është mposhtur në shtëpi nga Benfika me rezultatin 0-2, Mançester Siti mposhti 3-1 Bryzhin, ndërsa Bajerni i Mynihut triumfoi 3-1 përballë Bratislavës.
Lini një Përgjigje