TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2025, 15:43

Empoli kërkon talentin e Tiranës, italianët ulen “këmbëkryq” te skuadra kryeqytetase

Shkruar nga Pamfleti

Empoli kërkon talentin e Tiranës, italianët ulen

Empoli siç duket nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shqiptarët. Kështu skuadra italiane i ka “shkelur” syrin një tjetër futbollisti shqiptar.

Bëhet fjalë për Emiljano Mihanën, i cili ndaj Bylisit bëri debutimin me skuadrën e parë të Tiranës. Pavarësisht se është vetëm 17-vjeç, talenti i bardhebluve duket se ka tërhequr vëmendjen e disa ekipeve dhe tashmë Empoli po studion me imtësi këtë pistë.

Drejtuesit e Empolit do të monitojnë Mihanën në vazhdim dhe në merkaton e verës për të tentuar transferimin e tij. Nëse diçka e tillë do të realizohet, atëherë Mihana do të ndiqte rrugën e Jordi Jakut, i cili vetëm pak javë më parë u zyrtarizua te Bolonja.

Ndërkohë kujtojmë se në syrin e një tjetër ekipi italian është dhe Ermal Meta. Ky i fundit po monitorohet nga Sampdoria dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, por një gjë është e sigurtë se me shitjen e këtyre lojtarëve, Tirana do të mbushë “arkat”. 

emiljano mihana talenti i tiranës empoli

Lini një Përgjigje