TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2025, 18:30

Ka bindur në Kroaci, Arda Turan kërkon Arbër Hoxhën te skuadra që drejton në Turqi

Shkruar nga Pamfleti

Ka bindur në Kroaci, Arda Turan kërkon Arbër Hoxhën te

Sirenat e para ishin nga Italia, me Leçen që shfaqi një interesim për Arbër Hoxhën. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares shqiptare është pjesë e Dinamos së Zagrebit. Me skuadrën kroate, anësori nuk mori shumë minuta në pjesën e parë të sezonit, por për potencialin që ka, ai nuk shihet si një lojtar stoli pavarësisht se në skuadër konkurrenca është e lartë.

Hoxha u afrua nga Slaven Belupo janarin e vitit 2024 dhe me ndryshimin e stafit teknik, ku në krye ka ardhur një kampion bote si Fabio Kanavaro, ai pretendon që të marrë më shumë minuta. Por, qendrimi në skuadër nuk është e vetmja alternativë e sulmuesit të krahut, pasi për të një interesim së fundmi është shfaqur edhe nga kampionati turk.

Ejupsor- Një prej ekipeve të lezetshme të këtij sezoni në kampionatin turk është edhe Ejupspori, i cili ka pasur paraqitje të suksesshme nën drejtimin e Arda Turan, ish-futbollistit të njohur që ka arritur të luajë edhe me Barcelonën, por edhe shumë vite me kombëtaren turke. Sipas “Fanatik”, Arbër Hoxha është një dëshirë e vetë trajnerit Turan dhe diçka të tillë ua ka komunikuar drejtuesve të klubit. Tashmë pritet të shihet nëse Ejupspori do të hedhë një hap konkret për të siguruar shërbimet e Hoxhës në merkato.

arbër hoxha sulmuesi shqiptar ejupsor arda turan

Lini një Përgjigje