
Tashmë nuk është më çudi që klubet arabe janë vënë pas yjeve të Realit të Madridit. Prej kohësh përflitet për një interes të dy klubeve arabe Al Nassr dhe Al Hilal për Vinicius Zhunior, por transferimi i brazilianit në Arabinë Saudite duket i pamundur edhe pse përflitet për shifra të jashtëzakonshme 300-350 milionë euro.
Al Hilal është në kërkim të një top sulmuesi pas largimit të Nejmarit, braziliani do rikthehet në vendlindje te Santos. Klubi saudit po përgatit një ofertë për të bindur sulmuesin e Realit, Rodrigo, që t’i bashkohet projektit të tyre ambicioz, ku do t’i ofronin atij një rol kryesor dhe sigurisht shumë përftime të tjera.
Drejtuesit e Al Hilal janë të vendosur të krijojnë një ekip ëndrrash dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të bindur Rodrigon. Edhe pse braziliani mbetet një lojtar i rëndësishëm për Realin, oferta saudite mund të jetë joshëse, si financiarisht ashtu edhe për mundësinë e lirimit të hapësirës në skuadër.
Lini një Përgjigje