TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Janar 2025, 20:40

921 gola në karrierën profesioniste, Kristiano Ronaldo nuk di të ndalet në Arabinë Saudite (Video)

Shkruar nga Pamfleti

921 gola në karrierën profesioniste, Kristiano Ronaldo nuk di të

Kristiano Ronaldo shënoi golin e 921 në karrierën profesioniste. Këtë të enjte CR7 kaloi në epërsi Al Nassr, me ekipin e tij që zhvilloi ndeshjen në udhëtim kundër Al Raed.

Duhej minuta e 35 kur një krosim nga larg i Brozoviç të devijohej në rrjetë nga Ronaldo, i cili me një prekje të lehtë nxori portierin Synyr nga trajektorja. Edhe pse më 5 shkurt mbush 40 vjeç, Ronaldo po tregon se nuk ka të ndalur dhe për ekipin e tij është faktor deçiziv.

Duket se portugezi nuk ka ndërmend të tërhiqet pa e dërguar topin në rrjetë 1 mijë herë, të paktën siç e ka deklaruar ai vetë, një objektiv që duhet të marrë disa sezone.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje