
Partizani nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçit në Kurbin.
Sfida filloi “zjarr” për kurbinasit, që lëshuan sinjalet e para që në fillim. Melo nuk realizoi dot nga një pozicion i favorshëm në minutën e 6, me portierin Qirko që u shndërrua në hero me një pritje fantastike.
Pas çerek ore lojë, vendasit u shfaqën sërish rrezikshëm. Biba tentoi nga larg, duke iu afruar eurogolit, por sërish Qirko i tha jo.
Të kuqtë u zgjuan dhe provuan të dilnin në lojën e tyre. Partizani reklamoi penallti në fundin e fraksionit të parë, pasi Bintsuka u pengua në zonë, por nuk mendoi kështu kryesori.
Në minutën e 55, një top i gjatë i Taipit për Bintsukën, por ky i fundit gjuajti lehtë, duke dorëzuar topin te portieri kundërshtar.
Me kalimin e minutave ritmi ra, me skuadrat që ndjenë lodhjen në minutën e 79. Në minutën e 83 provoi Mehmeti, por nuk u koordinua si duhet.
Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e 3 me 39 pikë dhe në ndeshjen e radhës do të përballet me Tiranën. Në krahun tjetër, Laçi i vendit të gjashtë ka 24 pikë dhe do përballet me Skënderbeun.
Lini një Përgjigje