TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 16:28

Rei Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij, sulmuesi kuqezi shpërthen në ofendime pas zëvendësimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manajn nuk e mbajnë nervat me trajnerin e tij, sulmuesi kuqezi

Rei Manaj nuk mundi ta mbyllte ndeshjen kundër Ejupsporit në Superligën e Turqisë. Ekipi i tij, Sivsspor humbi 1-0, ndërsa sulmuesi dhe kapiteni shqiptar doli nga fusha duke sharë trajnerin e tij. 

Manaj njihet për temperamentin e tij të zjarrtë, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë karrierës. Por këtë herë, shpërthimi i tij nuk kishte si objektiv kundërshtarët, por vetë trajnerin e skuadrës së Sivasporit ku ai bën pjesë, Omer Erdogan. 

Në minutat e fundit të sfidës ndaj Ejupsporit, skuadra e Manajt mbeti me 9 lojtarë, pasi pa të ndëshkoheshin me të kuq nga një futbollist në secilën pjesë loje. 

Trajneri Ergodan vendosi të largonte pikërisht sulmuesin shqiptar nga fusha dhe ky i fundit nuk e priti mirë vendimin. Ai filloi t’i bënte me gjeste trajnerit duke i kërkuar llogari, ndërsa Erdogan vuri gishtin te buza duke e sinjalizuar që të pushonte e të dilte nga loja. 

Kjo bëri që Manaj të shpërthente në të shara në anglisht, duke mos kursyer një “Fu*k off” ndaj trajnerit të tij, i cili po mundohej të përforconte mbrojtjen pasi shifrat ishin 0-0. 

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare sivaspor

Lini një Përgjigje