
Bajerni i Mynihut ka fituar 4-3ndaj Holstein Kiel, ndeshje e vlefshme për javën e 20 të Bundesligës. Serinë e golave për bavarezët e hapi Musiala në minutën e 18, pas një asisti të mrekullueshëm të Olise.
I zakonshmi Kejn dyfushoi shifrat në fund të pjesës së parë, pas një krosimi të bukur brenda zonës nga Koman, anglezi nuk e pati të vështirë të dërgonte topin me kokë në rrjetë.
Pjesa e dytë nisi direkt me gol për bavarezët, të cilët përfituan nga përgjumja e mbrojtjes së miqve. Rafael Guerreiro krosoi dhe Kejn dërgoi sërish topin me kokë në rrjetë, goli i dytë personal për anglezin sot.
Gnabri shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 53, duke i çuar shifrat në 4-0. Miqtë shënuan fillimisht golin e nderit me Portah në minutën e 62. Në fund të ndeshjes shënuan edhe dy gola me Skërzybski. Dortmundi fiton në transfertë ndaj Heidenheim me rezultatin 1-2.
Golat e Girasi dhe Beirer i dhanë 3 pikët verdhezinjve, ndërsa goli i Honsak në krahun tjetër shërbeu vetëm për statistikë.
Shtutgarti u mposht në shtëpi nga Mynshengladbah me rezultatin 1-2. Fraiburgu triumfoi në transfertë, ndërsa St. Pauli dhe Augsburgu ndanë pikë pas barazimit 1-1.
Lini një Përgjigje