TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 17:11

Shënohet goli i katërt më i shpejtë, e shtunë rekordesh në historinë e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Shënohet goli i katërt më i shpejtë, e shtunë rekordesh

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 24 mes Evertonit dhe Leisterit është shënuar goli i katërt më i shpejtë në historinë e Premier Ligës. 

Abdulaje Dukur, shënoi vetëm pas 10 sekondash lojë. Mesfushori i Evertonit dërgoi topin në rrjetë, pas një asisti të marrë nga portieri Pikford. Ky është goli më i shpejtë i shënuar në historinë e Evertonit, ndërsa në Premier Liga është i katërti. 

Rekordin për golin më të shpejtë e mban Shejn Long me 7.69 sekonda, vendin e dytë Filip Billing me 9.11 sekonda, vendin e tretë Ledli King me 9.82 sekonda. Goli i Dukur renditet i katërti me 10.18 sekonda dhe në vend të pestë Shirer me 10.52 sekonda. 

Përsa i përket ndeshjes, Evertoni shënoi edhe golin e dytë pas 5 minutash lojë me Beto. Në ndeshjet e tjera, momentalisht Liverpuli po fiton 0-1 në transfertë ndaj Bërnmuthit me Salah nga penalltia në minutën e 30, Ipsuiç-Sauthempton 1-1, Njukasëll-Fulham 1-0. 
 

premier liga everton leister

Lini një Përgjigje