
Liverpuli ka fituar në transfertë 0-2 ndaj Bërnmuthit. Mohamed Salah autor i të dy golave. Egjiptiani shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 30 dhe golin e dytë në minutën e 75 pas asistit të Xhons.
Miqtë barazuan përkohësisht shifrat 1-1 në minutën e 38 me Bruks, por pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u quajt i parregullt. Pas kësaj fitoreje, Liverpuli nis shkëputjen me 9 pikë diferencë nga Arsenali i vendit të dytë dhe Notingami i vendit të tretë.
Në ndeshjet e tjera, Njukasëlli humbi befasisht në shtëpi 1-2 me Fulhamin. Vendasit shënuan të parët me Mërfi në minutën e 37 dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. Miqtë përmbysën rezultatin me dy gola në pjesën e dytë, me Himenez në minutën e 60 dhe Muniz në minutën e 80.
Në dy ndeshjet e tjera, Evertoni fitoi bindshëm 4-0 ndaj Leisterit, ndërsa Sathemptoni fitoi në transfertë 1-2 ndaj Ipsuiçit.
Lini një Përgjigje