TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 18:33

Tirana kthehet sërish te barazimet, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Shkruar nga Pamfleti

Tirana kthehet sërish te barazimet, Dinamo dhe Skënderbeu ndajnë

Është mbyllur sfida mes Tiranës dhe Elbasanit luajtur në Durrës. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”. 

Sulmuesi Zharmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13. Ndërsa, elbasanasit shtuan forcat në pjesën e dytë për të gjetur ekuilibrat, pas një pjese të parë në avantazhin e bardhebluve. Elbasani ia doli të barazonte shifrat pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73. 

Dy klubet u përpoqën të merrnin diçka më tepër nga kjo ndeshje, por paqja u vulos në fund në stadiumin e Teutës. 

Nuk ka fitues në takimin mes Dinamos dhe Skënderbeut duke u mbyllur në barazim me shifrat 1-1.

Fillimisht korçarët që realizuan me Rashicën nga pika e bardhë, por Lorran arriti të barazonte për dinamovitët me një gol të bukur me kokë. 

Me këtë barazim, Dinamo mbetet në vendin e katërt të renditjes me 39 pikë, tre pikë larg Egnatias kryesuese. Ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 20 pikë, katër pikë larg daljes nga zona e ftohtë. 
 
 

tirana elbasani dinamo skënderbeu abissnet superiore

Lini një Përgjigje