
Atletiko e Madridit fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Majorkës dhe rrit kështu presionin ndaj Realit të Madridit, i cili do të ndeshet në orën 21:00 me Espanjolin e Marash Kumbullës.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga braziliani Samuel Lino në minutën e 25, pas asitit të Xhuliano Simeone.
Muriqi me shokë nuk arritën dot të reagonin dhe të ndryshonin rezultatin. Djemtë e Simeones bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë, të mbrohen por edhe të dalin në kundërsulme të shpejta. Në minutën e fundit, pas një aksioni të shpejtë, Grizman shënoi një supergol duke vulosur fitoren 2-0.
Pas 22 javësh, Atletiko e Madridit renditet në vendin e dytë me 48 pikë, 1 pikë më pak se Reali i vendit të parë dhe 6 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë, por dy rivalët nuk i kanë luajtur ende ndeshjet e tyre.
Lini një Përgjigje