
PSG mposhti Brestin 5-2 në Ligën 1, me një tregolësh të Osmane Dembele, vetëm një ditë pasi mësoi se do të përballet me të njëjtin ekip në “play-off-in" e Champions League.
PSG dominoi ndeshjen, por fillimisht humbi disa raste me Dembele, Kvaratskhelia dhe Barkola.
Megjithatë, në minutën e 29, Barkola asistoi për Dembele, i cili shënoi golin e parë. Donaruma bëri pritje të rëndësishme për të mbajtur avantazhin, por pas pushimit, Bresti barazoi me një gol të Romein Del Kastijo.
PSG reagoi shpejt, me Dembele që shënoi dy herë brenda gjashtë minutash, duke kompletuar ‘hat-trick’-un dhe duke u ngjitur në krye të listës së golashënuesve në Ligën 1.
Bresti ngushtoi diferencën me një gol të Ludovik Ajorke dhe kishte raste të tjera, por PSG vulosi fitoren me golat e Gonçalo Ramos në fundin e ndeshjes.
Me këtë fitore, PSG thellon avantazhin në krye të Ligue 1 me 13 pikë, ndërsa Brest pëson humbjen e dytë radhazi.
Lini një Përgjigje