TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2026, 10:10

Aksidenti me furgon në Vlorë, zbardhen detajet kush është 51-vjeçari që humbi jetën dhe 4 të plagosurit

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti me furgon në Vlorë, zbardhen detajet kush është
Aksidenti me furgon në Vlorë

Një aksident me pasoja të rënda është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Vlorë–Llogara, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Në ngjarje u përfshi një furgon që transportonte punonjës ndërtimi drejt vendit të tyre të punës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga 22-vjeçari Sako Rexha. Gjatë lëvizjes, ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

Përplasja ishte me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëmtime të mëdha në furgon. Mjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht, ndërsa disa prej pasagjerëve mbetën të bllokuar brenda kabinës. Për nxjerrjen e tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilat përdorën pajisje prerëse për të hequr pjesë të sediljeve dhe elementë metalikë të deformuar.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit, Sako Rexha, 22 vjeç, si dhe Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç dhe një person tjetër. Të gjithë u transportuan drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Policia bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:10, në zonën e njohur si "Fushë Dukat", përgjatë aksit Vlorë–Llogara. Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se drejtuesi i furgonit humbi kontrollin mbi mjetin, duke bërë që ai të dilte nga rruga. Në vendngjarje humbi jetën njëri prej pasagjerëve, ndërsa drejtuesi dhe tre pasagjerët e tjerë u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur veprimet në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Ky aksident i shtohet serisë së ngjarjeve të rënda rrugore të regjistruara gjatë sezonit veror. Të dhënat për periudhën nga 1 qershori deri më 25 korrik tregojnë se 28 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, ndërsa 11 prej tyre vetëm gjatë muajit korrik. Gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar rreth 240 aksidente, me dhjetëra persona të plagosur.

Sipas statistikave të Policisë së Shtetit të përpunuara nga INSTAT për pesë muajt e parë të vitit 2026, në vend janë regjistruar 547 aksidente rrugore, ku kanë humbur jetën ose janë plagosur gjithsej 766 persona.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2025 u regjistruan 529 aksidente, ose 18 më pak se këtë vit. Megjithatë, numri i përgjithshëm i viktimave dhe të plagosurve rezulton më i lartë për vitin e kaluar, me 783 persona të prekur, kundrejt 766 të raportuar për periudhën janar-maj 2026.

aksidenti me furgon në vlorë 51-vjeçari që humbi jetën dhe 4 të plagosurit

1 Komente

  1. 9
    95

    Si ngitet ketu ne Shqiperi, edhe kaq jane Pak, zoti i ruajte Shqipetaret se Po te jete per menyren e ngarjes me mire mos te flasim.

    Lini një Përgjigje