TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 23:04

Kumbulla me shokë surprizojnë Realin, Espanjoli i bën nderin e madh Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

Kumbulla me shokë surprizojnë Realin, Espanjoli i bën nderin e

Espanjoli bën surprizën e madhe dhe mund Realin e Madridit 1-0 në shtëpi, në kuadër të javës së 22 në La Liga. Madrilenët e nisën shumë keq ndeshjen, ku Rudiger la fushën i dëmtuar në minutën e 13. Gjermani me shumë mundësi do mungojë për një kohë të gjatë, pasi bëhet fjalë për një lëndim serioz. 

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 85, pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Karlos Romero shënoi pas asistit të El Hilali.  

Në minutat e mbetura, madrilenët tentuan të shënonin golin e barazimit por nuk ia dolën dot. Espanjoli merr një fitore të madhe, duke i bërë një nder të madh Barcelonës dhe Atletikos së Madridit. Vlen për t’u përmendur që titullar për Espanjoli ishte dhe Marash Kumbulla, mbrojtësi kuqezi bëri një ndeshje shumtë të mirë. 

Reali kryeson me 49 pikë, Atletiko ndjek në vend të dytë me 48 pikë, Barcelona në vend të tretë me 42 pikë. Ekipi i Flik luan nesër ndaj Alavesh, një fitore do ngushtonte diferencën në 4 pikë nga Reali. 

real madrid espanjol la liga

Lini një Përgjigje