TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Shkurt 2025, 22:12

Ish-sulmuesi i Shpresave kërkohet nga klubi që synon Kategorinë e Dytë Angleze, ditë vendimtare për 23-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Ish-sulmuesi i Shpresave kërkohet nga klubi që synon Kategorinë e

Armando Dobra ka përfunduar në qendër të merkatos në Angli, pasi shumëkush mendon se ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi, meriton më shumë se Kategorinë e Katërt ku aktivizohet aktualisht me Çestërfilldin. 

Ai ka qenë një nga protagonistët e ngjitjes së kësaj skuadre në kategorinë e katërt dhe kthimit të saj në pretendente për ngjitjen një kategori më lart. Por pikërisht forma që po tregon, ka zgjuar interesin e klubeve më të rëndësishme. 

Stokport Kaunti, skuadra që renditet e katërta në kategorinë e tretë angleze dhe ka synime për ngjitjen në kategorinë e dytë, Championship, ka shfaqur interes konkret për transferimin e lojtarit, i cili ka një kontratë me klubin aktual deri në verën e vitit 2026. Merkatoja e futbollistëve në Angli mbyllet në mesnatën e të hënës, ndaj për Dobrën dy ditët e radhës do të jenë vendimtare për karrierën e tij, pasi mund ta shtyjnë të bëjë hapin cilësor. 

armando dobra sulmuesi shqiptar stokport kaunti

Lini një Përgjigje