
“Liverpool Echo” raporton se Evertoni ka hequr dorë nga ideja për të rikthyer Armando Brojën te Çelsi në merkaton e janarit, për shkak të dëmtimit që pësoi sulmuesi kuqezi ndaj Peterburgut në FA Cup.
Evertoni nuk ka mundur dot të gjejë alternativa të reja në sulm gjatë merkatos së janarit dhe së dyti stafi mjekësor i klubit mendon se dëmtimi i Brojës nuk ishte aq i rëndë sa u tha fillimisht.
Koha e rikuperimit të shqiptarit pritet të jetë 1 muaj e gjysmë dhe në fund të marsit të jetë në dispozicion të trajnerit Devid Mojes.
Madje, thuhet se Broja do kthehet më shpejtë në fushë sesa sulmuesi tjetër i dmëtuar Dominik Kalvert-Leuin. Tek Evertoni janë besimplotë që Broja do rikthehet shpejt në fushë dhe do jetë i gatshëm t’i ndihmojë në pjesën më vendimtare të sezonit.
Lini një Përgjigje