TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 15:56

Nga karriera e dëmtimi tek ambientimi me Espanjolin, Marash Kumbulla rrëfehet për median spanjolle

Shkruar nga Pamfleti

Nga karriera e dëmtimi tek ambientimi me Espanjolin, Marash Kumbulla

Marash Kumbulla, mbrojtësi shqipar i Espanjolit, në një intervistë për “Marcan”, preku tema të ndryshme. 

Keni mbërritur në Spanjë vetëm pak muaj më parë dhe sot po flasim për një sezon të suksesshëm. Cili është çelësi i këtij ambientimi të menjëhershëm? 

Pa asnjë dyshim mund të them se pas gjithçkaje qendron trajneri Manolo si dhe shokët e ekipit, të cilët më kanë ndihmuar të ambientohem. 

Në vitin 2023 keni pasur një dëmtim të rëndë në gju, a ju ka ndryshuar si futbollist? 

Po, një histori e tillë të ndryshon. Më ka përmirësuar pasi për ta lënë pas më është dashur që të punoj ditë pas dite. Nga ana psikologjike ishte shumë e vështirë pasi ishte një situatë e ndërlikuar. 

Kishe nevojë për psikolog? 

Po. Mendoj se është diçka normale. Të gjithë duhet që të punojmë në aspektin psikologjik. 

Tani që keni lënë pas dëmtimin, jeni kthyer në një pjesë të rëndësishme të skuadrës. Kishe nevojë për një sezon si ky për të përjetuar emocione pozitive? 

Po, për këtë motiv zgjodha të vija në Spanjë dhe të luaja për Espanjolin. Më duhej një sezon ku të luaja me vazhdimësi dhe të ndihesha përsëri futbollist. 
 

marash kumbulla mbrojtësi i komnbëtares shqiptare espanjol

Lini një Përgjigje