TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 18:57

“E takoj rregullisht”, Zhan Tod flet për Shumaker: Është pjesë e familjes sime

Shkruar nga Pamfleti

“E takoj rregullisht”, Zhan Tod flet për Shumaker:

Zhan Tod, një nga drejtuesit legjendarë të Formula 1, që shkroi historinë e këtij sporti bashkë me Majkëll Shumaker, ka folur sot për mediat në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës. 

Familja e tij ka vendosur që ta mbajë këtë çështje sekrete, të mos u përgjigjet asnjë pyetjeje dhe unë e respektoj këtë vendim. Mund të them se e takoj rregullisht, me dashuri si atë ashtu dhe njerëzit pranë tij”, tha Tod. 

Më tej, Tod që ishte edhe president i FIA-s, shtoi: “Lidhja jonë shkon përtej asaj që arritëm në pistë, përtej punës së përditshme. Ai është pjesë e familjes sime që sot është shumë larg Formula 1”. 
 

zhan tod drejtuesi legjendar i formula 1 majkëll shumaker

Lini një Përgjigje