
Reali i Madridit pësoi disfatë 0-1 ndaj Espanjolit në La Liga, ku titullar ishte edhe Marash Kumbulla, që zhvilloi ndeshje pozitive.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qendroi në fushë gjatë gjithë duelit, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në fundin e sfidës.
Ai u vlerësua me notën 7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa fitoi 3 nga 5 duelet me kundërshtarët madrilenë. Kumbulla gjithashtu regjistroi dhe 14 pasime të sakta, teksa spastroi 9 herë zonën.
Ndërsa sot, mbrojtësi ka reaguar përmes një njoftimi në profilin e tij në “Instagram”.
“Performancë e shkëlqyer nga ekipi në një natë të paharrueshme! Falenderime të veçanta për tifozët për mbështetjen dhe energjinë që na kanë dhënë.
Le të shkojmë ????⚪️????????”, shkruan Kumbulla.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje