TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 20:59

Largohet nga Torino por jo nga Seria A, mbrojtësi shqiptar transferohet te skuadra që lufton për mbijetesë

Shkruar nga Pamfleti

Largohet nga Torino por jo nga Seria A, mbrojtësi shqiptar transferohet te

Mërgim Vojvoda do të jetë lojtari më i ri i Komos. “Sky Sport” ka zbuluar lëvizjen e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës brenda Serisë A. 

Vojvoda do të largohet pas më shumë se 4 vitesh te Torino. 30-vjeçari u dakordësua për këtë transferim, pasi kishte kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit. 

Aktualisht mbrojtësi i djathtë është i dëmtuar. Rikuperimi i tij pritet të marrë dhe 2 javë kohë. 

Çesk Fabregas do të llogarisë shërbimet e Vojvodës për pjesën e mbetur të sezonit. Komo po lufton për mbijetesën pas ngjitjes në Seria A dhe mban vendin e 15. 
 

mërgim vojvoda mbrojtësi shqiptar komo

Lini një Përgjigje