TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 20:37

Jamal dhuron spektakël duke i ikur 8 lojtarëve, spanjolli i kujton Mesin tifozëve të Barcelonës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Jamal dhuron spektakël duke i ikur 8 lojtarëve, spanjolli i kujton

Lamin Jamal dhuroi spektakël në sfidën e sotme, që Barcelona luajti kundër Alavesh. Sulmuesi i katalanasve i iku 8 lojtarëve kundërshtarë, kur luhej minuta e katërt. 

Në fund pasoi për Rafinjën, i cili nuk shënjestroi si duhet portën. Lëvizjet e Jamal i ngjasonin atyre të Mesit, teksa i gjithë stadiumi duartrokiti me ovacione. 

Në fund Barça fitoi me rezultatin 1-0. Ishte Levandovski, që shënoi golin e vetëm në pjesën e dytë. 
Katalanasit mbajnë vendin e tretë me 4 pikë më pak se kryesuesit e Realit të Madridit. 

lamin jamal sulmuesi spanjoll barcelona

Lini një Përgjigje