TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shkurt 2025, 21:22

“Kush ju tha që kam probleme me Mesin”, Kristiano Ronaldo: Rekordet tona nuk i kap askush

Shkruar nga Pamfleti

“Kush ju tha që kam probleme me Mesin”, Kristiano Ronaldo:

Kristiano Ronaldo nuk heziton të përmendë emrin e Leo Mesit, rivalin e tij më të madh në historinë e thuajse dy dekadave futboll në Europë. 

Që të dy kanë fituar kampionatin në Spanjë dhe në Evropë – në Angli, Itali dhe Francë, teksa kanë fituar edhe me kombëtare, me Ronaldon që u shpall fitues i Kampionatit Evropian, ndërsa Mesi i Kupës së Botës. 

Në një intervistë për “La Sexta”, Ronaldo sqaroi se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me Mesin, pavarësisht debateve të shumta nga tifozët e të dyve. 

Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie të keqe me Mesin, përkundrazi”, ka thënë Ronaldo. Kur u pyet nëse bota do të shoh ndonjëherë ndonjë lojtar profesionist që arrin shifrat e Mesit dhe Ronaldos, portugezi tha se kjo është pak e mundur. 

Shpresoj që po, do të ishte e mirë për futbollin, por mendoj se ka pak gjasa”, përfundoi ai. 
 

kristiano ronaldo lionel mesi

Lini një Përgjigje