TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2026, 13:23

PD kushtëzon raportet me Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në seancat parlamentare

Shkruar nga Pamfleti
PD kushtëzon raportet me Kuvendin/ Berisha: Nuk marrim pjesë në
Sali Berisha

Partia Demokratike ka vendosur një raport të kushtëzuar me Parlamentin, por nuk do e bojkotojë atë. Kjo është deklaruar nga kreu demokrat Sali Berisha, i cili gjatë një konference për mediat tha se PD nuk do të marrë pjesë në seanca derisa të paraqiten në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga protestuesit

“Nuk kemi bojkotuar parlamentin. Kemi shpallur mospjesëmarrje në seancat parlamentare dhe jo në komisione, gjersa Edi Rama të mos bllokojë paraqitjen në parlament të amendamenteve që kanë dorëzuar deputetët tanë për ndryshimin e ligjeve që kërkojnë përfaqësuesit e protestës.

Mbajtja e tyre pa i paraqitur në parlament, është një fyerje shumë e rëndë për opozitën, protestën dhe për shqiptarët.

Është një dhunim i të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës. Kjo është arsyeja dhe ky është qëndrimi.

Të vendosë kryesia, t'i paraqesim, t'i diskutojmë.

Është detyrimi më minimal i parlamentit ndaj publikut, ndaj shqiptarëve dhe shqiptarëve në protestë”, tha Berisha.

berisha kuvendi seanca

Lini një Përgjigje