TAGS-AT E JAVËS

Forum 7 Korrik 2026, 13:21

Kaq njerëz i gjen te ashensori

Shkruar nga Frrok Çupi
Kaq njerëz i gjen te ashensori
Frrok Çupi

Gabimi i këtyre pse e bënë protestën në kulmin e verës. Ose në këtë stinë të mos vinin kosovarët e ‘luftës kundër atdheut amë’. Ata nuk i rezistuan tundimit të detit. Edhe osmanët, në kohën e tyre, nuk i rezistuan shumë gjërave në tokën shqiptare.

Dua të them se e keqja në vendin tonë nuk zgjat shumë. As bëhet e madhe. As stuhitë që sajon zoti për gjithë rruzullin, nuk bëjnë efekt në vendin tonë. U bekuam qëkur u lindëm këtu.

Dua të them se edhe e keqja e fundit që iu kanos vendit, nuk zgjati shumë. Ata që e nisën ‘protestën’ me rropamë topash, ngelën në mes të diellit të bulevardit. Aq sa gjen në drekë te dera e ashensorit. Ka arsye:

Zori i njerëzve para mashtrimit

Disa e ‘hëngrën’ Shqipërinë e re dhe bënë gati jahtet, charterat, ëndrrat për të fluturuar. Tani iu vjen zor pse ‘e hëngrën’ përrallen. Më në zor pashë një reportere televizioni. Kishte gjithë ekipin, kameran, operatorin, shoferin..., para monumentit të Gjergj Kastriotit. Ngriti zërin dhe vetes i dha pamje ‘Shote’.

“Po vijnë ata, ata fitimtarët, lumenjtë e protestuesve! Ndodhemi në sheshin Skënderbe. Ditë e madhe. Ja erdhi... Lumenj njerëzish...”

U panë vetëm aq njerëz sa një fis për darkë.

Vajza i bënte me dorë operatorit që të filmonte nga poshtë; ashtu do të dukeshin ‘lumenj’. Pa zgjidhje edhe kjo. Dhjetë, pastaj dymbëdhjetë vetë, por zhurmë shumë.

Reporterja u detyrua t’i kërkojë redaksisë ‘mbylljen e kamerave’. Nuk bëhet me kaq pak njerëz.

Dëshpërimi pasi zbulohet veza e thyer:

Deri ditën 36 lidershipi i ri i Shqipërisë së re nuk po shfaqej. Magjia u bë sa bota, ‘ata do të vijnë që andej!’. ‘Jo andej, por nga ana tjetër’. ‘Andej nga na kanë këshilluar, more tuhaf’. Nisi grindja mes veti.

Po nga do të vijnë? Kur u thye veza, panë zogjtë të gjallë. Dëshpërim. Një nga komentuesit e shumtë të ngjarjes, shkroi sot:

“E imagjinoni dot një Kolë me qeleshe nga Kukësi, do të zhvillojë më shumë Shqipërinë’.

Kola, i ziu, një derdimen që s’e mbante shtëpia brenda, punën që i dhanë po bënte. Madje deklaroi se ishte në konflikt me të gjithë në familje. Pas së shoqes, i fliste edhe vjehrri:

‘Ktheu në shtëpi të kalamajt, o djalë!’, i thoshte.

Edhe ata që bënë si të fortë e me mjekra, ‘lanë lesht’ në bulevard. Kur u thye veza, askush nuk mund t’u besojë këtyre. Janë sa injorantë, sa të ngrefos, sa mburravecë, sa të kotë. Pjesa më e ulët e ‘kazanit’ popull.

Pritet të vijnë kosovarët, por ata nuk kanë det:

Gabimi i këtyre pse e bënë protestën në kulmin e verës. Ose në këtë stinë të mos vinin kosovarët e ‘luftës kundër atdheut amë’. Ata nuk i rezistuan tundimit të detit. Edhe osmanët, në kohën e tyre, nuk i rezistuan shumë gjërave në tokën shqiptare.

Kosovarët vijnë si ‘diasporë’, por i tradhton gjuha sapo hapin gojën. Zbresin në bulevard për luftë, por në vend të mullah Albinit preferojnë Agia Sarandën. Po të kishin qenë të ngopur me det, kosovarë e maqedonas, kismet edhe mund të kishte fituar revolucioni i flamengove.

Sot nuk është dita kur mund të vrasin Edi Ramën.

Sot e nesër më mirë të fshihet fare ai grupi para selisë së qeverisë. Ta bëjnë pushim për të qenë gati pasnesër. Sot Edi Rama është nisur për në Turqi, në Samitin e NATO-s. Pasnesër mund të jetë në Tiranë, dhe këta ta qëllojnë për vdekje. Por tani u ka hyrë një frikë:

“Turqia po luan me ne! Kishim shpresë te Stambolli. Por qenka me Ramën. Ndoshta ndodh më e keqja, që Turqia i thotë një fjalë edhe Teheranit e nuk na e vërshëllejnë më”.

Kështu funksionon mendja e tyre sa një thërime. I zë paniku i ‘vdekjes’, me të cilën nisën protestën. Më vjen në mend një ngjarje e viti 1991, kur u shfaqën ‘trimat dhe heronjt’ pas shiut të diktaturës. Më vjen një ‘i burgosur’. Ishim në redaksinë e RD. Ata në PD e kishin quajtur ‘hero’, nga Fushë Kruja.

-Po pse je hero!?, e pyes.

-Kam dashur të vras Enver Hoxhën.

-!!??

-Po, po! Më thanë se Enveri po shkonte në Shkodër. Mora sëpatën dhe u fsheha poshtë Urës së Zezë.

-??!!

-Po, po! Kur do të kalonte Enveri mbi urë, unë do ta vrisja me sëpatë që nga poshtë urës...

Ngjarja është e vërtetë. Atëherë ishte e ndaluar të kishte budallenj, diktatura e proletariatit nuk i lejonte. Tani dalin bulevardit.

Vjen një ditë që nuk i ndjek njeri. Kanë ngelur vetëm sa për një ashensor. Pas dy ditësh do të jenë përsëri ‘foltore e PD’ dhe i vetëm trim në luftë, Lapaj.

kaq njerëz i gjen te ashensori

3 Komente

  1. R
    Rina

    Frrrrok Çupi maskara helmues si gjarpri kaq di të bëjë.

    1. F
      Feti Dema

      Si njëri prej pjesëtarëve të protestës paqësore ekzemblar e zhvilluar ndonjëherë në Europë, ndihem i fyer dhe besoj se të gjithë bashkëmendimtarët, bashkëvendimarrësit dhe bashkëveprimtaët, ndihen të fyer që Ju Z.Frrok Çupi e krruani, me protestën, me frymën , me pjesëmarrjen , me grupin organizator, e me kush ju del para. Dhe të gjitha këto si një shërbim ndaj njeriut që të paktën 150 mijë qytetarë që dolën në shesh nuk e honepsin dot. As atë, as qeverisjen, as opozitën zyrtare e ulur në prerërin e Edi Ramës . Herën tjetër do jemi 500.mijë, dhe kur të mblidhemi për të votuar do jemi 3 milion shqiptar te kutitë e votimit. Dhe rregullat e lojës nuk do ti përcaktoi i preferuari juaj Edi Rama. "Kasta" politike 35 vjeçare ka rënë. Simbolikisht të revoltuarët i ekspozuan arkivolin. Arkivoli politik. Siç e pat edhe Ju, ishte goxha arkivol ku do sistemohen pranë njeri tjetrit mazhorancë-opozitë zyrtare, sikurse qëndrojnë bashkë në realitet. Njëri nga konstruktorët më thanë që kemi lënë edhe një kamare brënda arkivolit politik , për ideologët e kastës 35 vjeçare. Plani për ta shndërruar protestën nga paqësore në të dhunëshme do dështoj me sukses. Ato janë trashëgimi e protestave të dhunshme Ramiste- Saliste dhe Luliste. Dhe të frymëzuara nga 'Ata'.

      1. L
        Loni

        Kur lexon dhe degjon funderina si ky dhe kolektivi mbremjes te Kol Miopi, te vritet dhe ajo pak shprese, se nje dite do rikthehesh ne vendlindje dhe do gjesh nje shqiperi me te mire. Perbindeshi ne pushtet dhe hienat mediatike te mbremjeve u shelajne mendjen qytetareve te shtreses se ulet dhe i sherbejn ketij regjimi gjyakpires. Fjala e lire e perdorur per lirine e cunguar.

        Lini një Përgjigje

        Forum