
Është mbyllur sot në Greqi një nga takimet derbi që sa herë luhet ka zhvillime nga më të befasishmet. PAOK-u dhe AEK-u u përballën sot në Selanik në një takim ku heroin e bëri Strakosha.
Portieri shqiptar si gjithnjë tashmë te verdhezinjtë e nisi titullar derbin ndaj bardhezinjve. Në klasiken e luajtur në qytetin e dytë më të madh të Greqisë, miqtë nga kryeqyteti dolën me 3 pikët falë pritjes së shqiptarit. Thomas Strakosha në minutën e 5 të shtesës priti në mënyrë heroike topin dy herë për t’i mohuar golin kundërshatrëve dhe për t’i dhënë fitoren klubit nga Athina.
Rezultati ishte 1-2 në favor të klubit të legjionarit, kur vendasit fituan një goditje standarde dhe portugezi me eksperiencë Vierinja e goditi atë për t’ia servirur Kenjioras, i cili me kokë nuk ishte i aftë të mposhtte djalin e Foto Strakoshës, legjendë e Kombëtares.
Kështu, në dy kohë portieri kuqezi mbajti portën të pastër nga ai rast flagrant, i cili në fund i dha pikët jetike në këtë superpërballje AEK-ut. Rëndësia e refleksit të gardianit kuqezi bëri jehonë në mediat greke, të cilat në një derbi tjetër, atë të Athinës ndaj Panathinaikosit fajësuan Strakoshën për golin e pësuar.
Lini një Përgjigje